Kryesore Mogherini: Pres që të hapen negociatat për Shqipërinë

Mogherini: Pres që të hapen negociatat për Shqipërinë

Shefja e diplomacisë së Bashkimit Europian, Federica Mogherini ka deklaruar se pret që në Qershor të hapen negociatat për anëtarësimin e Shqipërinë në BE. Këtë deklaratë ajo e bëri gjatë fjalës së saj në seancën plenare të Komitetit për Punët e Jashtme të Parlamentit Europian.

Të njëjtën pritshmëri, Mogherini tha se ka edhe për Maqedoninë e Veriut, pas arritjes së marrëveshjes me Greqinë që i dha zgjidhje ngërçit disa vjeçar mes dy vendeve për çështjen e emrit.

Përfaqësuesja e lartë e BE theksoi se Ballkani e ka vendin në Bashkimin Europian.

“Kur shikoni hartën e Europës, vëreni se Ballkani është në Europë. Prandaj në vend të fjalës zgjerim, preferoj të them ribashkimin e Ballkanit me Europën”, u shpreh Mogherini duke theksuar se BE duhet të bëjë maksimumin për të ushtruar ndikimin e saj në këto shtete.