Nga Aurenc Bebja*, Francë
“Le Temps” ka botuar, të dielën e 9 prillit 1939, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me reagimin e mërgatës shqiptare në SHBA ndaj ndërhyrjes së Italisë fashiste në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar”
Zemërimi i mërgatës shqiptare
Nga Uashingtoni për agjensinë Havas:
“Aksioni italian në Shqipëri provokoi një zemërim në mërgatën shqiptare në Shtetet e Bashkuara. Ajo përbëhet prej rreth 40,000 anëtarësh, shumica prej të cilëve banojnë në Boston, Nju Jork dhe Baltimor. Ata janë, në përgjithësi, tregtarë të vegjël ose zejtarë, të cilët mbeten shumë të lidhur me atdheun e tyre të origjinës.
Lajmet nga Tirana i habitën me shumë dhimbje shqiptarët e Shteteve të Bashkuara, të cilët sapo kishin festuar lindjen e Princit të Kurorës.
Fakti që mbretëresha Geraldinë ka lindur nga një nënë amerikane përforcon simpatinë e publikut amerikan për fatin tragjik të këtij kombi të vogël e të guximshëm.”
*Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania