Kuriozitete Krijohet një kompjuter që parashikon 16 të ardhme

Krijohet një kompjuter që parashikon 16 të ardhme

Një superkompjuter kuantik në gjendje të simulojë njëkohësisht të gjitha mundësitë e evoluimit të një procesi fizik dhe të ballafaqojë rezultatet, i zhvilluar nga studiuesit e Universitetit Griffith dhe Universiteti Nanjang i Teknologjisë në Singapor dhe i përshkruar në revistën shkencore “Nature Communications”.

Një sistem që mund të ndihmojë inteligjencën artificiale të mësojë shumë më shpejt nga sa arrin të bëjë deri më sot, duke mundësuar gjithashtu edhe realizimin e kompjuterave kuantikë më të fuqishëm.

Funksionimi i kësaj pajisje frymëzohet nga puna e fituesit të çmimit Nobel, Richard Feynman, që kishte kuptuar se kur një grimcë kuantike udhëton nga një pikë A në një pikë B, nuk ndjek domosdoshërisht vetëm një rrugë, por njëkohësisht mund të kalojë të gjitha rrugët e mundshme që lidhin dy pikat.

Në këtë rast studiuesit e drejtuar nga Geoff Pryde, kanë simuluar njëkohësisht dhe në mënyrë efiçente 16 të ardhme.

Risia që sjell ky model është përdorimi i më pak hapësire memorjeje në raport me një kompjuter klasik dhe mundësinë për tu shtrirë në sisteme më të gjera.

Ky është një rezultat që i paraprinë fillimit të një epoke të re për kompjuterat kuantikë, sipas Ghafarit, autori kryesor i këtij studimi.

“Në vitet 60 njeriu mund të imagjinonte shumëllojshmërinë e përdorimit të kompjuterave modernë. Ndërsa sot ende nuk dimë asgjë mbi potencialin e vërtetë të kompjuterave kunatikë”, thekson ai.