“Kush ka një mik, ka një thesar”. E keni dëgjuar dhe lexuar me qindra herë këtë shprehje, por sa herë ju ka ndodhur të humbni besimin dhe të zhgënjeheni nga ai, ajo që e konsideronit si mikun, mikeshën tuaj më të mirë?
Por, keni menduar ndonjëherë se ndoshta nuk është faji juaj apo i tij, saj… por i yjeve.
Por, kur bëhet fjalë për Demin gjërat ndryshojnë.
Të lindurat nën shenjën e Demit janë mikeshat më besnike të zodiakut, të cilat nuk tradhëtojnë kurrë besimin e tyre. Ndryshe nga ç’mund të ndodhë me shenjat e tjera, ato vazhdojnë të ruajnë me fanatizëm miqësitë e krijuara ndër vite, por kjo nuk i pengon t’u hapin dyerve edhe shoqërive të reja.
Janë besnikë: Sa herë ju ka ndodhur të zhgënjeheni nga një mik ose mikeshë pasi ka tradhëtuar besimin tuaj, atë që ju konsideroni si gjënë më të shtrenjtë? Me një Dem kjo është e pamundur pasi të lindurit nën këtë shenjë shquhen për karakterin e tyre të fortë dhe të palëkundur. Besnikëria është arma e tyre më e fortë, kjo është edhe ajo që i diferencon nga shenjat e tjera dhe i shndërron në miqtë më të mirë të horoskopit.
Të pranojnë për atë që je: Nuk është kurrë e lehtë të gjesh një mik ose mikeshë të vërtetë, të gatshëm të të pranojë për atë që je. Por, një mik i vërtetë nuk duhet ta bëjë këtë apo jo? Atëherë ka ardhur moment që në listën tuaj të miqve të fusni një a më shumë Dem(ë), pasi me ta nuk do të ndiheni kurrë të paragjykuar, do të keni lirinë e plotë për të bërë atë që doni dhe mbi të gjitha të mos hiqni dorë kurrë nga vetja.
Janë gjithmonë të gatshëm të të ndihmojnë: Nuk ka rëndësi nëse i bini telefonit të tyre në mesnatë apo në orët e para të mëngjesit, një mikeshë Dem është gjithmonë e gatshme të të ndihmojë. Janë shumë altruistë dhe gjithmonë të gatshëm për t’ju ndihmuar pavarësisht situatës ku ndodhen. Nuk është aspak habi që një Dem të sakrifikojë paksa edhe nga vetja në dobinë tuaj. Ku i gjen më shoqe si këto!
Është shoqja e kujdesshme që nuk harron kurrë asgjë: Demi është një nga shenjat më altruiste të zodiakut, por edhe më detajistja, sidomos kur bëhet fjalë për dhurata dhe përvjetorë. Kujtesa e saj i ngjan një fjalori enciklopedik, çdo datë përkon me një ngjarje të caktuar. Por përtej kësaj, Demi është gjithashtu një shoqe e dashur, e dhembshur, shumë e hapur dhe kurrë paragjykuese.