Një prokuror i nivelit të lartë dhe bashkëshortja e tij kanë abuzuar në mënyrë flagrante me vizën amerikane, – thotë ambasada amerikane në një njoftim për shtyp të shpërndarë sot pasdite në redaksitë e mediave.
Njoftimi thotë se ky është një ndër shkaqet për ndërmarrjen e veprimit të revokimit të vizave për disa gjyqtarë e prokurorë, por për arsye të mbrojtjes së të dhënave personale nuk jep shumë informacion se kush është ky prokuror dhe bashkëshortja e tij që kanë abuzuar.
Ne njoftimin e sotëm thuhet: “Ambasada e Shteteve të Bashkuara e ka ndërmarrë këtë veprim përpara procesit të pritshëm të vetingut, i cili do të vlerësojë lidhjet e zyrtarëve të caktuar me korrupsionin, si dhe në përgjigje të një rasti që përfshinte abuzim flagrant të një vize zyrtare nga një prokuror i nivelit të lartë dhe bashkëshortja e tij, gjë që çoi në revokimin e vizave të tyre”, nënvizon ambasada