Aktualitet Krimi i rëndë në Memaliaj/ “E vrava, pasi dyshoja se më tradhtonte”

Krimi i rëndë në Memaliaj/ “E vrava, pasi dyshoja se më tradhtonte”

Një ditë pas ngjarjes së rëndë ku Skëndër Hoxha masakroi për vdekje bashkëshorten e tij, ai ka treguar para hetueseve dhe shkaqet pse e kreu krimin.

Gjatë dëshmisë së tij, ai ka thënë se dyshonte se gruaja e tij e tradhtonte, raporton ABC News.

Hoxha masakroi me levë bashkëshorten, Antoneta Hoxha.

63-vjeçari deklaroi fillimisht në Policinë e Memaliajt se e kishte gjetur të vdekur gruan, por më vonë e pranoi krimin.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të së martës në fshatin Vagalat të Memaliajt.

Ka qenë kryeplaku i fshatit i cili ka lajmëruar policinë.