Kryesore Nga Merkel te Obama, këto ishin punët që dikur i kryenin liderët...

Nga Merkel te Obama, këto ishin punët që dikur i kryenin liderët botërorë

Shumë para se të fitonin zgjedhjet, të udhëhiqnin politikën e jashtme apo të prinin ekonomitë e mëdha, këta krerë shteti kishin fare pak ndikim, duke fituar para xhepi në restorante apo rrugë.

ANGELA MERKEL -Bariste

Si një studente e fizikës kuantike në Universitetin e Leipzig, Merkel punonte si një bariste.

“Fitoja nga 30 cent për secilën gotë që e shisja”, i tregon Merkel biografistit të saj.

“Kështu, fitoja 20 deri 30 marka në javë, me çfarë e paguaja dhomën time… Ligjëratat fillonin në 7 paradite dhe puna në diskotekë zgjaste deri në mesnatë”, rrëfen ajo.

BARACK OBAMA – Kamarier

Ai shiste akullore nëpër rrugët e Baskin Robbins në Honolulu, një detaj që do t’ia rrëfente plot dashuri gruas së tij që ishte si avokate ishte më e zonja se vet Obama.

Përveç akulloreve, ai kishte shërbyer edhe në disa qendra të asistencës sociale për të moshuarit.

Kur pleqtë kërkonin më shumë kripë, Obama, atëherë një kamarier me plot karizëm, u thoshte atyre: “Jo, zotëri, nuk ju lejohet”!

SILVIO BERLUSCONI – Këngëtar në anije

Ish kryeministri italian njihet për veprime që e kanë diskredituar. Megjithatë, ai i kujton me nostalgji ditët kur ka punuar si këngëtar në anije. “Mbase aty ka nisur të kuptoj se si të mashtrojë turmat”, thonë kundërshtarët.

DMITRY MEDVEDEV -Pastrues rrugësh

Kryeministri rus nuk ka aspak dert të tregojë se kishte fituar 120 rubla si pastrues rrugësh kur ishte student. “E dashuroj këtë periudhë,” tha ai në vitin 2012.

MICHAEL HIGGINS – Kamarier

Presidenti i Irlandës u lind në një familje të varfër. Ai ëndërronte të ndiqte Universitetin Galuay. Kundër dëshirave të familjes së tij, ai u zhvendos në Sussex, Angli, ku punoi si kamarier për të kursyer para për shkollë. Miqtë e tij e përshkruajnë si tejet të pasionuar pas mësimit dhe punës.

PAPA FRANÇESKU – Vallëzues klubi

Kreu i kishës katolike ka punuar si vallëzues klubesh në Buenos Aires. Këtë ua kishte konfirmuar vetë biografëve të tij në vitin 2010. “Por më pas zbulova bindjen time fetare”, tregon Papa.