Reali i Madridit pritet të kryejë një revolucion të vërtetë në fund të këtij sezoni. Ajo që është ende në pikëpyetje janë emrat të cilat do të mbërrijnë në kryeqytetin spanjoll, por sigurisht dhe ata që do të largohen. Sipas asaj që raporton “AS”, Reali pritet të investojnë plot 540 milionë euro në merkaton e verës.
Deri më tani dihet se Militao nga Porto do të jetë i madrilenëve. Ai i ka kushtuar klubit 50 milionë euro. Një emër që është përfolur gjatë është ai i Pol Pogbasë, operacion që do të kushtojë të paktën 150 milionë euro.
Ndërkohë tjetër emër është ai i Eden Hazard, që pritet të mbërrijë për 112 milionë euro në Madrid. Përforcimi i mesfushës do të vazhdojë me një dëshirë të vjetër, Kristian Eriksen i Totenhemit.
Fantazisti do t’i kushtojë Perezit mbi 100 milionë euro, por nëse Totenhem shkon në finale të Ligës së Kampionëve, vlera e tij pritet të rritet ndjeshëm.
Ndërkohë 1 emër i ri është shfaqur në “orbitën” e ekipit të Zidanit, ia është tangu Ndombele, 22 vjeçari i Lionit, i cili ka një çmim fillestar prej 80 milionë eurosh. I fundit në dëshira është Luka Joviç 21 vjeçari i Franfurtit, që do të kushtojë të paktën 60 milionë euro.
Për sa i përket largimeve, më i sigurti nga ekipi duket Bejl, por vlen të theksohet edhe shitja përfundimtare e të huazuarve, Hames Rodriguez dhe Kovaçiç.