Politika Ahmetaj për pronat tek Unaza: Gallatë e opozitës!

Ahmetaj për pronat tek Unaza: Gallatë e opozitës!

“Është si çdo gallatë që vjen nga opozita. Nuk e di çfarë u ka ndodhur se as nuk konsultohen me njeri-tjetrin”. Kështu ka deklaruar ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj në studion e News24, në rubrikën “Opinion” pas akuzave të Partisë Demokratike se Rama dhe Veliaj ndryshuan planin urbanistik për të favorizuar një projekt të Edmond Begos.

Madje Ahmetaj iu përgjigj drejtpërdrejt dhe akuzave të kreut të PD-së Lulzim Basha se i ka privatizuar 4 mijë metra katrorë Edmond Begos. Ministri solli dokumentet e viteve ’95-’97-2007 dhe 2016.

“Jemi në vitin ’95. Ky është një vendim kthim dhe kompensim e pronës datë 20.4.1995.

U njihet pronarëve Hamdi dhe Maliq Pinari e drejta e parablerjes kur ato të privatizohen.

Këtu kam një shkresë të 2007-ës, se shteti ka dosje dhe dosjet ngelen atje. Shkresë përcjellë urgjent nga KM. I firmosur nga Myqerem Tafaj. Ju bëj me dije se shprehemi dakord me fillimin e procedurave për privatizimin e objekteve më poshtë. Data 3.4.2007 letra që ia dërgon Genc Rulit.

Genc Ruli në referencë të ligjit miraton privatizimin. Ia dërguan në 3, në datë 23, 20 ditë më vonë, ministri i asaj kohe në referencë të ligjit miraton privatizimin. Me që më thanë mua e paske miratuar ti, ja ku është shkresa, më vijnë anash.

Nga ministria e Ekonomisë, dosja administrohet dhe shkon në ministrinë e Financave.

Kjo është kontrata më 9.6.2016. E kanë blerë ish-pronarët Hamdi Pinari, Lindita Pinari, Ermal Çela, Minushe Pinare, Ilir Dushku, Dhurata Qafmolla, Bedrie Mesiti Pinari, Sherife Pinari etj… ndjesë familjeve që i përmend. Po ku është Mond Bego. Këta e kanë blerë me të drejtën e parablerjes.

Vijmë tek faqja e firmave. Ku është Edmond Bego këtu? Kontrata e shtetit. Çfarë më duhet mua se çfarë bëjnë qytetarët. Ku jemi këtu, do iu bëjmë vetting qytetarëve, me kë e pinë kafen. Çfarë bëjnë këta me pronën e tyre nuk i duhet as Joridës, as Ramës, as Saliut. Për këtë desha të bëja transparencë me qytetarët. Do ta lë një kopje”, deklaroi ministri Ahmetaj.