Paolo Maldini është njeriu i ditës! E thënë ndryshe, “I fundit i Mohikanëve”, pas largimit të Leonardos dhe Gattusos. I ka ndodhur shumë herë në karrierë si futbollist, por sot i ndodh për diçka ndryshe: është ai, në fakt, shigjeta e peshores në asetin drejtues dhe sportiv të Milanit që do të vijë.
Administratori i deleguar, Ivan Gazidis i ka ofruar legjendës kuqezi rolin si drejtues në zonën teknike, në gjurmët e asaj që mbuloi Leonardo. Maldini, aktualisht drejtor strategjik i zhvillimit të aspektit sportiv, duhet të përgjigjet me një “po” ose “jo, faleminderit”. Dhe, gjatë eventit të sotëm në “Terzo Tempo” të DAZN, ka thënë se do të reflektojë:
“Po, kam marrë një ofertë të rëndësishme dhe joshëse. Por gjërat duhen treguar mirë, tani nuk është korrekte. Duhet të shoh çdo gjë. Pas pak ditësh do të përcaktohen, një përgjigje deri në fund të javës është e mundur. Tifozët më presin? Po, unë jam këtu”.