Extra “Po këta çne bashkë?”, Ami Toska kujton fillimet e saj me Ermalin...

“Po këta çne bashkë?”, Ami Toska kujton fillimet e saj me Ermalin dhe zbulon detaje rreth raportit me të

Amarda Toska e nisi rrugëtimin e saj në televizion në ekranin e ‘Top Channel’ si moderatore e programit të humorit ‘Portokalli’ dhe në të njëjtin vend është rikthyer sot në emisionin ‘E diell’ në një intervistë ku ka folur për karrierën e saj dhe bashkëjetesën me Ermalin.

E pyetur nga Edi Manushi se çfarë ka për të thënë për të gjithë ata që patën dyshime tek marrëdhënia e saj dhe Ermalit duke thënë: “Po këta çne bashkë?”, Amarda tregoi se dhe ajo vetë ka dëgjuar shumë fjalë ngacmuese në fillimet e tyre, megjithatë koha e ka vërtetuar tashmë çdo gjë dhe i ka dhënë përgjigjen e duhur dhe personave të cilët fillimisht kanë qenë skeptik lidhur me raportin e tyre.

Përpos këtij momenti, Toska ka zbuluar dhe detaje rreth raportit të saj me Mamaqin duke treguar se ajo dhe Ermali kanë vendosur paktin që mos të debatojnë asnjëherë në sy të fëmijëve. “Çdo çift ka bashkëbisedimet e veta, ndoshta me pak tension për të bërë në shtëpi, por përpara fëmijëve këtë e kemi ligj.

Dhe kur ndonjërin e merr vrulli dhe fillon dhe flet pak me tonalitete ndryshe, ja bëjmë me shenjë njëri-tjetrit që janë fëmijët prezent”,- u shpreh Ami.

Gjatë intervistës së dhënë në programin ‘E diell’. Ami nuk i ka shpëtuar dot pyetjeve pikante rreth marrëdhënies me Ermalin.

Duke e komplimentuar për linjat dhe pamjen e saj, ajo u pyet nëse ka menduar se në një fraksion sekondi Ermali dhe mund të zëvendësojë?.

E qeshur Ami ka pohuar se për aq kohë sa ajo nuk e ka zëvendësuar Ermalin, pasi në fillimet e saj ka pasur shumë nga ata që i thënë ç’ne që ishin bashkë, as ai nuk do ta zëvendësojë.

Kureshtja e pyetjeve vazhdoi dhe më tej për “Sindromën e Piter Panit” apo thënë ndryshe që Ermali është pak “i vogël” ndonjëherë dhe ajo vazhdon kujdeset për të. Për këtë pyetje Toska është përgjigjur duke thënë: “Po secili ka ne ka pak atë të voglin brenda vetes, gjatë gjithë jetës. Ermali e tregon më shumë seç duhet, por në fakt jashtë këtij ekrani që është me drita dhe vezullues, është më serioz seç duhet për të gjithë ata që e njohin”.

Një tjetër pyetje të cilës Ami nuk ka nguruar t’i përgjigjet ka qenë ajo nëse e tremb suksesit i Ermalit.

“Jo nuk më tremb, sepse ne jemi njohur në një ambient artistësh dhe kemi bërë shkolla artistike të dy dhe vazhdimësia jonë ka qenë me projekte artistike, përpos bizneseve që i kemi ndërtuar dhe projektuar së bashku. Nuk më tremb, por nuk them që nuk ka shqetësime, nuk them që nuk ka sfida dhe pengesa që duhen kaluar, por që ne preferojmë ti themi situata interesante për tu zgjidhur dhe nga të gjitha këto kemi vetëm një të mirë. Përfundimi është gjithmonë dhe më pozitiv, pra dhe nëse ka sfida në përfundim të saj një e mirë më e madhe do të vijë”,- ka vijuar të thotë Ami.