Lufta e fjalëve mes presidentit amerikan dhe kryebashkiakut të Londrës, eklipson vizitën e Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar. Sadiq Khan e quajti kreun e Shtëpisë së Bardhë një djalë posterash për aktivistët e ekstremit te djathtë.
“Mendoj se është e rëndësishme të kemi marrëdhënie të mira me Shtetet e Bashkuara pasi janë aleati ynë më i madh. Por unë isha kundër pritjeve shtetërore të organizuara në nder të tij. Mendoj se duhet të jemi shumë të kujdesshëm që të mos japim përshtypjen se jemi indiferentë ndaj gjërave që ka thënë apo bërë Trump gjatë 2 viteve të fundit. Që nga ndarja e fëmijëve nga prindërit në kufirin meksikan, përdorimi i retorikës raciste dhe fyese, shkëputja nga marrëveshja e klimës e deri tek frenimi i progresit për të drejtat e komunitetit LGBT.
Jam i shqetësuar nga fakti se lëvizjet ekstremiste rreth botës e shohin atë si një djalë posterash. Habitem që një president amerikan sillet si një 11 vjeçar duke kaluar në fyerje personale. Nëse kërkon një diskutim mbi çështjet për të cilat kemi mosmarrëveshje, atëherë le ta bëjmë”, deklaroi kryebashkiaku i Londrës, Khan.