Turqia ka bërë surprizën në ndeshjet e treta të grupeve në eliminatoret e Euro 2020, duke mposhtur pastër 2-0 Francën, kampione e botës në fuqi.
Edhe pse me lojtarët më të mirë në fushën e lojës, Franca ka dalë e mposhtur nga Turqia, e cila realizoi dy gola që në pjesën e parë, me Ayhan dhe Under.
Me këtë fitore, Turqia merre kreun e grupit me 9 pikë të plota, ndërsa Franca mbetet në vendin e dytë me 6 pikë, po aq sa Islanda.
Ndërkohë, kjo fitore e Turqisë e bën edhe më të vështirë, për të mos thënë të pamundur, arritjen e objektivit për Shqipërinë, e cila mbetet në vendin e katërt me 3 pikë.