Carla Bruni vjen në Shqipëri.
Më 21 qershor, në ditën e Festës së Muzikës, kantautorja dhe modelja e njohur, do të këndojë në Butrint.
Bashkëshortja e ish-presidentit francez Nicolas Sarkozy, do të këndojë plot 11 këngë nga albumi i fundit në teatrin e parkut kombëtar:
“Përshëndetje të gjithëve në Shqipëri. Doja t’ju thoja që quhem Carla Bruni e që do të këndoj për ju Ditën e Festës së Muzikës, në teatrin e vjetër të Butrintit në orën 21:00 dhe shpresoj që do të jeni atje”, është shprehur Carla.
“French touch” Prekje franceze”, është albumi i pestë të cilin Carla Bruni e hodhi në treg në vitin 2017.
Ajo ka shitur rreth 5 milionë kopje albumi nga e gjithë krijimtaria e saj.