Një nga personat më të kërkuar në Europë që besohet të ketë qenë në arrati për 16 vjet, është gjetur dhe është arrestuar në Maltë.
Christopher Gust More Jr, tani 41 vjeç, u arrestua për vrasjen e Brian Waters. Waters u torturua i lidhur me një karrige dhe u rrah deri në fatalitet para dy fëmijëve të tij, në një fermë në Cheshire të Britanisë së Madhe.
Britaniku u gjet në zonën Swieqi të Maltës së veriut, dhe u ndalua me një urdhër arresti evropian. Detektivët britanikë kishin kërkuar dorasin që nga qershori i vitit 2003 dhe e shtuan atë në listën e personave më të kërkuar të Evropës.
Hetuesit besonin se ai kishte jetuar në Spanjë, Maltën dhe Amerikën e Jugut.
Tre burra u dënuan për këtë ndodhi, duke përfshirë ish-hulumtuesin e BBC, James Raven, 60-vjeçar.