Trajneri i Kosovës, Bernard Shaland, u duk në delir pas fitores 2-3 ndaj Bullgarisë. Duke folur për “Supersport”, Shaland u shpreh se ekipi i tij tregoi se ka “bo*e”, dhe tani ata ëndërrojnë për në Europian.
Fitorja e madhe…
Jam shumë i lumtur për këtë fitore, për lojtarët. Ata nuk u dorëzuan kurrë, kurrë. Kanë punuar, në mbrojtje dhe në sulm. E kemi pasur ndjenjën që duhej të shënonim, e provuam disa herë, me shumë aksione, besoj e merituam këtë fitore të madhe. Jo thjesht një fitore normale, por e para në kualifikueset e Europianin. Kemi pasur shumë dëmtime, dhe sot treguam një karakter.
Çfarë të gëzoi më shumë?
Janë dy gjëra, mentaliteti dhe psikologjia është e rëndësishme, dhe ne kemi një ekip që ka karakter. E tregojmë që jemi këtu. Nëse nuk po kalojmë një moment të mirë, ata përgjigjen sërish në fushë, dhe kjo është e rëndësishme. Gjithmonë them se duhet të luajmë futboll. Kemi lojtarë të mirë, dhe duhet të krijojmë. Në fund, skuadra tentonte gjithmonë, në krah, në qendër. Luajnë një futboll shumë të mirë. Kjo është më e rëndësishmja, të dimë që kemi “bo*e”, siç e thonë anglezët. Kemi një skuadër me moshë mesatare 23 vjeç, dhe jemi shumë të rinj. Luajnë të gjithë bashkë, dhe sot e fituan ndeshjen bashkë.
A ka një shans ky ekip për të ëndërruar kualifikimin në Europian?
Filozofia ime është se gjithmonë duhet të ëndërrojmë. Çdo gjë e mrekullueshme fillon me një ëndërr. Duhet të ëndërrojmë.
A e besuat se do e përmbysnit ndeshjen, kur ishte në disavantazh 2-1?
Isha i lumtur edhe me barazim, por pasi po krijonim aq shumë raste, do isha i zhgënjyer nëse nuk do të fitonim?
Pse aq i ftohtë në fund?
Isha shumë i lumtur, nuk mendoj se isha i qetë. Isha emocional, dhe i gëzuar për ekipin.