Konferenca e Kryetarëve vendosi që në seancën parlamentare të ditës së enjte të zhvillohet debat për shkarkimin nga detyra të Presidentit Ilir Meta.
Debati do zgjasë 5 orë dhe do ndahet në mënyrë proporcionale mes grupeve parlamentare.
Koha më e gjatë do i takojë grupit të PS-së.
Kërkesa u miratua me konsensus mes anëtarëve të mazhorancës dhe opozitës së re parlamentare.