Sport Fonseca firmos me Romën, Pallotta: I ri dhe me mentalitet fitues!

Fonseca firmos me Romën, Pallotta: I ri dhe me mentalitet fitues!

Tashmë është zyrtare, portugezi Paulo Fonseca është trajneri i ri i Romës. Luzitani që vjen nga eksperienca ukrainase me Shakthar Donetsk, ka firmosur për dy vite me verdhekuqtë me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon.

Në fjalët e para si trajner i Romës, Fonseca u shfaq shumë i lumtur. ”Jam i entuziazmuar dhe i motivuar, mendoj se sëbashku mund të ndërtojmë diçka speciale”, ka theksuar ish-trajneri i Portos dhe Bragës, ndërkohë që presidenti i Romës, James Pallotta i ka uruar mirëseardhjen Fonsecës me këto fjalë: “I ri por ambicioz dhe mbi të gjitha me mentalitet fitues”.