Extra Ndahet nga jeta aktorja e dashur e shqiptarëve

Ndahet nga jeta aktorja e dashur e shqiptarëve

Edith Gonzalez, ndër aktoret më të pëlqyera spanjolle, e njohur nga publiku shqiptar për rolin e saj si “Salome” u diagnostifikua me kancer tre vite më parë dhe ditën e sotme ka humbur betejën me sëmundjen e rëndë.

Edhe pse në rrjet e hodhën poshtë këtë lajmin duke e cilësuar si të rremë, ishte mikesha e saj, aktorja Leticia Calderon, që më një status në “Twitter” e konfirmoi ndarjen nga jeta të aktores Gonzalez, ku shkruante: “Edith, do të na marrë malli për ty. Nuk ka dhimbje më të madhe se ajo që po ndjen nëna jote në këto momente”.

Gonzalez lindi në Monterrey, Nuevo Leon, në datën 10 dhjetor 1964, në vitin 2010 u martua me Loerzo Lazo Margain, ndërsa ishte nënë e një vajze 15 vjeçare.