Chelsea ka rënë parimisht dakord që trajneri Maurizio Sarri të largohet dhe të marrë drejtimin e Juventus.
Marrëveshja është arritur në orët e vona të së enjtes pas bisedimeve mes zyrtarëve të lartë të dy klubeve dhe kontrata mes italianit dhe klubit torinez mund të firmoset që këtë të premte.
Sipas BBC, Jventus do të derdhë në arkat e Chelsea-t një kompensim prej 5 milionë paund (5,6 milionë euro) për shërbimet e trajnerit.
Sarri iu bashkua londinezëve në korrik 2018 nga Napoli dhe në një sezon fitoi Europa League, si dhe zuri vendin e tretë në renditjen e Premier League.