Dashi
Parashikohet një ditë rinisje, në punë, por edhe në dashuri. Kush ka një histori të rëndësishme dashurie dhe dëshiron të përjetojë emocione të bukura, duhet ta lërë veten të lirë për të dashuruar. Kur ju pëlqen një person, hiqeni si indiferent dhe kjo gjë ju pengon. Për raportet miqësore dhe sentimentale, parashikohen projekte të rëndësishme.
Demi
Pavarësisht se yjet mbrojnë financat tuaja, këshillohet që të tregoheni më të matur për shpenzimet. Kush ka një aktivitet të vetin, duhet të tregohet i kujdesshëm me ndryshimet, në mënyrë që të mos rrezikojë. Në sajë të ndikimit të favorshëm të Mërkurit, shumë prej jush do të arrijnë të përballojnë çdo problem. Kjo e diel sjell një sërë avantazhesh në raportet ndërpersonale.
Binjakët
Ka disa keqkuptime të cilat duhen zgjidhur sa më parë, por kjo gjë nuk do të jetë e lehtë. Nga ana tjetër e diela do të jetë mjaft stresuese dhe e mbushur me komplikime. Nuk bëhet fjalë për një krizë të vërtetë, por duhet të përballeni me situatën në mënyrë që ë shmangni pasojat.
Gaforrja
Tërheqja fizike dhe pasioni, janë faktor të rëndësishëm për ju dhe nëse këto mungojnë, me gjasë do të hyni në konflikt me njeriun tuaj të zemrës. Mund të shihni përreth, por nuk është e thënë që të gjeni atë që po kërkoni. Në punë, ndryshimet nuk do të jenë të shpejta ndaj duhet të tregoheni të kujdesshëm. Kush ka një aktivitet të vetin, ka nevojë që ta rishikojë dhe të bëjë një analizë të thelluar.
Luani
Për të gjithë ata që synojnë konsensus, ko ditë do të jetë mjaft e rëndësishme dhe e mbushur me mundësi të shumta. Parashikohet një ditë mjaft pozitive për lidhjet, ku do të jetohen emocione të veçanta të mbushura me kënaqësi. Dikush mund të bllokojë ambiciet tuaja, ndaj duhet të luftoni për t’ia dalë.
Virgjëresha
Pavarësisht një historie të re dashurie, nuk mund të harrohet e kaluara, për shkak se një ish-i juaj do ju shqetësojë. Gjithë ata të cilët janë përfshirë në një lidhje të lindur së fundmi, do të përballen me ndonjë pengesë. Megjithatë situata rrezikon të bëhet e rëndë, ndaj jini të kujdesshëm dhe shmangni çdo konflikt.
Peshorja
Ju pret një ditë mjaft interesante për të rikuperuar kohën e humbur në dashuri. Keni kaluar një periudhë mjaft të vështirë dhe tashmë situata do të vijë duke u konsoliduar. Ka ardhur momenti që ti zgjidhni gjërat më thjesht. Kush punon në një kompani në krizë, ka ardhur momenti për të menduar për një ndryshim. Kjo e diel do të jetë mjaft aktive.
Akrepi
Në jetën në çift nuk parashikohet asgjë e re, ku gjërat do të jenë neutrale. Ndërsa ata që janë të përfshirë në lidhje të reja, nuk do e kenë të lehtë për ti menaxhuar. Një krizë e ndodhur gjatë muajit të kaluar, ka lënë gjurmë edhe në sferën profesionale, por tashmë ka ardhur momenti i rikuperimit, pasi mundësitë nuk do të mungojnë.
Shigjetari
Parashikohen disa diskutime interesante, ku do të ndiheni të lirë që të merrni informacione. Mos u ngarkoni me nevojat e të tjerëve, pasi do të dëmtonit veten. Bëni mirë që të largoheni nga problemet dhe të qetësoheni. Në dashuri doni të argëtoheni dhe shijoni jetën. Megjithatë keni nevojë për më shumë ndjeshmëri. Keni një fushëpamje më të plotë, lidhur me situatën tuaj emocionale.
Bricjapi
Do të keni mundësi të kuptoni se mund të çliroheni nga diçka që ju mundon. Megjithatë rrezikoni që të humbni energjitë duke u marrë me të tjerët, ndaj bëni kujdes. Nëse keni nevojë për të reflektuar, kjo ditë do të jetë ideale. Flisni me njerëzit tuaj të dashur, dhe tensionet e vogla do të zhduken.
Ujori
Nëse arrini që të kontrolloni emocionet tuaja, çdo gjë do të shkojë mirë. Do të ishte mirë të gjenit pak qetësi. Entuziazmi dhe mirësjellja juaj, do të jenë pika më e fortë. Nëse jeni vetëm, mund të tërhiqni vëmendjen e dikujt që pëlqeni. Megjithatë këshillohet që të merrni kohën e nevojshme për të forcuar projektet tuaja.
Peshqit
Mundohuni që të rivendosni rregull në jetën tuaj, por mos u impononi me forcë. Duhet të bëni gjithçka për të kapërcyer çdo pengesë. Do të zbuloni shumë shpejtë se zënkat janë bazuar në keqkuptime që kanë të bëjnë me familjen. Megjithatë dita nuk do të jetë tërësisht negative. Duhet të reflektoni më shumë dhe do të shpërbleheni për solidaritetin dhe bashkëpunimin lidhur me disa projekte tuajat.