Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian dhe një përfaqësues nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, në Pallatin e Brigadave për rreth dy orë.
Burimet bëjnë me dije se takimi është zhvilluar për të diskutuar në lidhje me krizën që ka përfshirë prej muajsh, gjithë politikën shqiptare dhe rrezikun e konfliktit civil ku po e çon vendin kryeministri Rama.
Mësohet nga burime nga Pallati i Brigadave se Presidenti i ka sqaruar ambasadorët e BE për dekretin, për zgjidhjen e situatës si dhe përse shtyrja e zgjedhjeve mbështetet në Kushtetutë dhe tashmë ka fuqi ligjore pasi është botuar ne Fletoren Zyrtare.
Më 13 qershor, e ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Leyla Moses-Ones zhvilloi gjithashtu një takim me Presidentin Meta.