Protestuesit në Hong Kong janë vlerësuar jashtëzakonisht pas publikimit të një videoje që tregon “detin” e demonstruesve që i hap rrugën një ambulance.
Organizatorët thanë se ishin rreth 2 milionë persona në rrugë për të protestuar kundër projektligjit për lejimin e ekstradimeve në Kinë, që do të rriste kontrollin e Pekinit mbi rajonin autonom.
Në klip shikohet se si brenda pak sekondave protestuesit i bëjnë vend ambulancës, në një skenë që komentuesit në Twitter e kanë krahasuar me ndarjen e Detit të Kuq.