Bota Protesta në Gjeorgji, jep dorëheqjen Kryetari i Parlamentit

Protesta në Gjeorgji, jep dorëheqjen Kryetari i Parlamentit

Në Gjeorgji janë zhvilluar protesta në kryeqytetin e vendit, Tbilisi, për 5 ditë rresht. Protestuesit thonë se do ta vazhdojnë presionin ndaj qeverisë, duke bërë thirrje për reforma, zgjedhje të parakohëshme dhe dorëheqjen e ministrit të brendshëm të vendit.

Udhëheqësi i partisë në pushtet, Partia e Ëndërrës Gjeorgjiane, njoftuan të hënën për një “reformë politike në shkallë të gjerë”, por ky njoftim nuk përmbushi kërkesat e protestuesve.

Protestat filluan të enjten e kaluar, në përgjigje të një vizite nga një ligjvënës rus në parlamentin e Gjeorgjisë.

Demonstruesit u përpoqën të sulmonin ndërtesën dhe policia u përgjigj duke qëlluar me plumba gome dhe ujë me pompa. Në përleshje u plagosën 240 protestues dhe më shumë se 300 të tjerë u arrestuan.

Protestat sollën dorëheqjen e Kryetarit të Parlamentit Irakli Kobakhidze, por protestuesit kërkojnë më tepër reforma.