Presidenti Meta ka komentuar përmes një postimi në Facebook takimin me kreun e PD-së, ku shkruan: “Sot prita në një takim Kryetarin e Partisë Demokratike, z.Lulzim Basha për të diskutuar mbi krizën aktuale që po kalon vendi”.
Kreu i Shtetit thotë se kërkohet përgjegjshmëri dhe sjellje europiane nga të gjithë.
Burimet bëjnë me dije se Presidenti ka deklaruar se nuk do të pranojë mbajtjen e zgjedhjeve me 30 qershor.
Të njëjtat burime nga Presidenca bëjnë me dije se Meta ka në tavolinën e punës disa opsione për të pamundësuar këtë. Pas orës 13 mund të presim vendime të rëndësishme nga Presidenti për 30 qershorin.