Kryesore Engel për situatën në Shqipëri: Mosmarrëveshjet zgjidhen me dialog

Engel për situatën në Shqipëri: Mosmarrëveshjet zgjidhen me dialog

Kongresmeni amerikan, Eliot Engel ka bërë thirrje që palët politike në Shqipëri t’i zgjidhin mosmarrëveshjet me anë të dialogut.

Në një deklaratë mbi situatën politike në Shqipëri, Engel thotë se Shqipëria ka bërë hapa të mëdha që prej rënies së komunizmit, por shprehet i shqetësuar për situatën e fundit politike në vend.

“Në një përpjekje për të zvogëluar tensionet dhe për t’u larguar nga konfrontimet, u bëj thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë kufizimet më të mëdha dhe të ndalojnë të gjitha aktet e dhunës. Kjo mosmarrëveshje mund të zgjidhet vetëm me dialog dhe sipas sundimit të ligjit”.