Adrien Rabiot tashmë gjendet në Torino. Lajmin e dha vetë klubi bardhezi në rrjetet sociale. Është parashikuar që këtë të hënë mesfushori francez të kryejë vizitat mjekësore.
Rabiot konsiderohet një goditje e madhe për Juventusin, pasi është një mesfushor shumë cilësor dhe firmos me bardhezinjtë me parametër zero.
Rabiot do të përfitojë 10 milionë euro bonus për firmën, ndërsa 7 milionë do t’i marrë si pagë në sezon deri në vitin 2024.
Këtë të hënë, pra më 1 korrik, Rabiot çlirohet nga kontrata me PSG-në dhe mund ta hedhë menjëherë firmën për bardhezinjtë.