21.6% është pjesëmarrja e shqiptarëve në votimet e 30 qershorit. Shifra është konfirmuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Opozita ka pretenduar përgjatë gjithë ditës për një shifër më të ulët të pjesëmarrjes së qytetarëve, Partia Socialiste e ka konsideruar si konfirmim dhe referendum në favor të mazhorancës.
Tashmë që kutitë e votimit janë mbledhur pothuajse të gjitha në qendrat e numërimit, pritet të nisë edhe procesi i fundit për votimet e 30 qershorit.