Shumica rrëzoi pasditen e sotme në Kuvend draftin e propozuar nga opozita për Vetting-un në politikë.
Nisma u rrëzua me 74 vota kundër, ndërsa 52 votat e opozitës kanë shkuar pro nismës për amendamentet kushtetuese.
Seanca prej 7 orësh u shoqërua me debate.
Para votimit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, iu bëri thirrje deputetëve të mazhorancës që të votojnë ligjin që i hap rrugë vetting-ut për politikanët.
Basha tha se e vetmja zgjidhje që Shqipëria të dalë nga bataku ku është zhytur, është ndarja e politikës nga krimi.
Kryedemokrati madje tha se opozita është e gatshme të votojë të gjitha propozimet e mazhorancës për vetting-un e politikës, mjafton që ajo të marrë dakordësi e Komisionit të Venecias.