Princi i Emirateve të Bashkuara Arabe ka ndërruar jetë në Londër, në moshën 39 vjeçare dhe sipas informacioneve më të fundit thuhet se vdiq për shkak të overdozës.
Sheiku Khalid bin Sultan Al Qasimi ishte i biri i sundimtarit të Emirateve të Sharjah dhe pronar i kompanisë së modës “Qasimi”.
Nga informacionet më të fundit thuhet se princi ka ndërruar jetë për shkak të një overdoze droge, gjatë një feste në apartamentin e tij, në Londër.
Nga burimet e gazetave të huaja thuhet se është gjendur një sasi droge e “Klasit A”, në apartamentin e tij në “Knightsbridge”, aty ku u gjend edhe trupi i tij i pajetë, por policia ende nuk ka një konfirmim.
Një burim tjetër thotë se: ” Ishte një festë e çmendur, ku disa të ftuar po merrnin substancë narkotike dhe kryenin marrëdhënie seksuale”.
Qasimi shijonte lirinë që ofronte qyteti i Londrës por çdo gjë ka përfunduar tragjikisht për të.