Aktualitet Policia jep detaje për vrasjen në Kavajë: Autorët janë vëllezër; njëri i...

Policia jep detaje për vrasjen në Kavajë: Autorët janë vëllezër; njëri i plagosur

Policia e Kavajës ka dhënë informacionin paraprak për ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në mesditë në Kavajë, ku pas konfliktit me armë zjarri midis disa personave, mbeti i vrarë një kalimtar i rastit, shtetasi Ramazan Haslliu.

Në njoftimin e policisë nuk thuhet si nisi ngjarja, por sqarohet se autorë të saj janë dy vëllezëritMarius Aliaj dhe Denis Aliaj. I pari ka mbetur i plagosur dhe mbahet në ruajtje nga shërbimet e Policisë në spitalin e Durrësit, ndërsa i dyti është shpallur në kërkim pasi ka mundur të largohet nga vendngjarja.

Katër shtetas të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen në spitalin e Durrësit jashtë rrezikut për jetën. Ata janë identifikuar si Erald Hyka, Rustem Berberi, Sali Mekja dhe Arben Hajdini.

Sa i përket konfliktit, sherri ka nisur mes Erald Hykës dhe Denis Alisë, paraditen e së enjtes, e më pas dy të rinjtë kanë marrë armët e kanë hapur zjarr ndaj njëri-tjetrit.