Masimo Morati ndodhet në Versiljë (Itali) ku po shijon disa ditë pushimesh. Për “Inter-news”, ish-presidenti zikaltër ka pranuar të flasë duke komentuar merkaton, lojtarët dhe disa nga pengjet e tij në krye të klubit.
Barela do Interin. E dini?
Është ndër të rinjtë më premtues të futbollit italian. Teknikë dhe grintë me shumicë. Edhe Sensi ka vlera, por fanella e Interit është e rëndë.
Ç’mendoni për Lautaro Martinezin?
Driblime të bukura dhe nuhatje goli. Element i vyer, por e shoh si sulmues të dytë.
Nëse shembin “San Siron” çfarë do të bëni?
Nuk e di, por Interin nuk e imagjinoj dot duke luajtur në ndonjë stadium tjetër.
Si e gjykoni punën e Spaletit?
Për rezultatet e mëdha, ndonjëherë duhet edhe fati që Spaleti nuk e pati. I duhet njohur merita e rikthimit të Interit në Champions.
Cili është pengu juaj ndër lojtarët që nuk veshët dot zikaltër?
Pa dyshim Erik Kantona. E doja në ekip, sepse e dija se do të na dhuronte shumë fitore dhe se tifozët do ta adhuronin. Morëm edhe Pol Insin enkas. Kam qenë pranë Kristiano Ronaldos gjithashtu, por asokohe kishim shumë lojtarë të mëdhenj në ekip dhe të gjithë nuk i blinim dot. Ndonjëherë presidentët nuk e teprojnë me shpenzime, pasi druhen mos hedhin tutje lojtarë të zotë, siç po i ndodh Interit sot.
Gabimi juaj më i madh?
Mbase Pirlo, por dakord me mua ishin edhe tre trajnerë të njohur…