Bota Kroacia ngre gardh kufitar, bllokon emigrantët drejt Italisë

Kroacia ngre gardh kufitar, bllokon emigrantët drejt Italisë

Kroacia shton përpjekjet për të ndaluar kalimin e emigrantëve drejt Italisë, përmes të ashtuquajturit itinerari ballkanik.

E nxitur edhe nga qeveria e Romës, Kroacia ngriti një gardh masiv në kufirin e  Maljevac me Bosnje Hercegovinën.

Patrullimet janë shtuar ndërsa autoritetet kërcënojnë të ndërtojnë një gardh edhe përgjatë kufirit me Slloveninë. Kjo ka zemëruar emigrantët të cilët qëndrojnë prej muajsh pranë kufijve kroatë, në përpjekjen për të udhëtuar drejt Italisë.

Masat synojnë të parandalojnë një përsëritje të skenave të tetorit të shkuar, kur qindra emigrante u përleshën me policinë.

Nga ana tjetër Papa Francesku bëri thirrje për hapjen e korridoreve humanitare që do të ndihmonin në shpëtimin e emigrantëve. Reagimi i Papës vjen disa ditë pas sulmit ajror në Libi, ku dhjetëra refugjatë qe po mbaheshin në një qendër ndalimi mbetën të vrarë në një sulm ajror.