Gazetari Artan Hoxha, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Real Story” ka komentuar situatën politike në vend.
Hoxha ka folur edhe për çështjen e presidentit të Republikës, Ilir Metës dhe seancën parlamentare që u mbajt ditën e sotme, ku u votua për shkarkimin e tij.
Sipas gazetarit, presidenti ka një hall të madh dhe e di se çfarë po gatuhet për të, dhe një shenjë ishte edhe kur doli nga Gjiri i Lalëzit.
“Presidenti ka një hall të madh. Ai e di se çfarë ka bërë dhe se çfarë po gatuhet për të.
Çfarë i ndodhi presidentit që nga Gjiri i Lalëzit, doli në fushën e betejës?”, tha Artan Hoxha.