Bota Trump e braktisi marrëveshjen me Iranin për shkak të inatit ndaj Obamës

Trump e braktisi marrëveshjen me Iranin për shkak të inatit ndaj Obamës

Donald Trump e braktisi marrëveshjen bërthamore me Iranin për shkak të mërive që kishte ndaj paraardhësit të tij, Barack Obama. Kështu thotë një mesazh i shkruar nga ish-ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Uashington, i cituar nga “Mail on Sunday”. Sipas gazetës, diplomati Sir Kim Darroch e cilësoi lëvizjen si një “vandalizëm diplomatik”. E përjavshmja thotë se mesazhi ishte shkruar pasi sekretari i atëhershëm i Jashtëm britanik, Boris Johnson, i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara që t’i qëndronin marrëveshjes.

Mesazhi i fundit i publikuar në media vjen pavarësisht apelit të policisë metropolitane për të mos e publikuar atë. Mesazhet kritike në adresë të administratës Trump, që dolën javën e kaluar, shkaktuar një reagim të rreptë të presidentit amerikan dhe çuan në dorëheqjen e Kim Darroç nga posti i tij diplomatik. Në mesazhin e tij të fundit, diplomati britanik shkruante se presidenti republikan e kishte braktisur marrëveshjen bërthamore për arsye personale.

Konkretisht, sepse pakti ishte nënshkruar nga paraardhësi i tij demokrat, Barack Obama. Në bazë të marrëveshjes, Irani pranoi të kufizonte aktivitetet e tij bërthamore në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ekonomike. Sidoqoftë, presidenti Trump deklaroi se nuk mendonte se marrëveshja ishte e mjaftueshme dhe rivendosi sanksionet pas tërheqjes nga akordi në maj të vitit 2018.