Bota Historia më e bukur e dashurisë: Çifti i të moshuarve ndërron jetë...

Historia më e bukur e dashurisë: Çifti i të moshuarve ndërron jetë në të njëjtë ditë pas 71 vitesh martesë

Ditët e fundit në internet po qarkullon historia e dashurisë së një çifti të moshuarish, e cila na ka habitur të gjithëve.

Bëhet fjalë për Herbert DeLaigle, 94 vjeç dhe Marilyn Frances DeLaigle, 88 vjeç, që kanë ndërruar jetë pas 71 vitesh martesë.

Historia e tyre e dashurisë nisi në një kafene dhe përfundoi me vdekjen e të dyve në të njëjtën ditë.

Si fillim u nda nga jeta Herbert dhe Marylin nuk e përballoi dot dhimbjen e madhe.

Ajo ndërroi jetë 12 orë pas bashkëshortit të saj.

Çifti i të moshuarve kishin 6 fëmijë dhe 16 nipër, 16 stërnipër dhe tre stër-stër nipër.