Është vetëm 19 vjeç, por ka një të ardhme të ndritur.
Pas fitimit të Kupës së Italisë si kapiten me grupmoshën e tij, për Erald Laktin erdhi edhe debutimi me ekipin e parë të Fiorentinës.
Mesfushori shqiptar u aktivizua në 20 minutat e fundit të ndeshjes ku “vjollcët” fituan 2 me 1 ndaj meksikanëve të Çivas Guadalaharës, në turneun International Champions Cup, i cili po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ky aktivitet është një rast i mirë për lojtarin kuqezi që të bindë trajnerin Montela për të qenë pjesë e Fiorentinës gjatë sezonit të ri në Serinë A italiane.