Matthijs de Ligt u zyrtarizua nga Juventus si blerja e radhës, por fati i tij ishte vendosur që kohë më parë. Në një intervistë për televizionin e Ajax, holandezi ka zbuluar vullnetin e mbrojtësit të tyre, para se të kryhej transferimi për në Torino, por që ishte kryer marrëveshja.
“Ishte një zgjedhje e vështirë, kisha shumë mundësi zgjedhje, por në fund duhet të zgjidhja më të mirën. Për mua është e rëndësishme të di nëse do të luaj dhe nëse klubi beson tek unë. Juventus më la të kuptoj se më dëshironte shumë”, tha fillimisht 19-vjeçari, duke lënë të kuptojë se nuk shkoi tek Barcelona sepse nuk i siguruan një vend titullari.
Gjithsesi vendimi i de Ligt lidhet thellësisht edhe me historinë e futbollit italian: “E dashuroj mënyrën se si mbrojnë italianët dhe e kam bërë zgjedhjen time duke u bazuar në këtë. Modelet e mia të së shkuarës janë shumë italianë: Baresi, Nesta, Cannavaro, Scirea. Mund të vazhdoj akoma, por kur flitet për mbrojtës emrat që më vijnë në mendje janë këto”.
Në fund de Ligt tregoi se ka ishte shumë e vështirë të largohej nga Ajax, aty ku luajti për 10 vite në ekipet e moshave dhe tre vite tek ekipi i parë.