Tashmë është bërë zyrtare që futbollistja e njohur, Kosovare Asllani është blerë nga Real Madrid. Ajo është futbollistja e parë e skuadrës së femrave CD Tacon, e cila së shpejti do të marrë emrin e Real Madridit.
Ekipi i femrave të kësaj skuadre do të nisë të funksionojë së shpejti dhe Kosovarja është blerja e parë e skuadrës.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale futbollistja shqiptare është shprehur se ndihet shumë e emocionuar për këtë arritje të karrierës së saj.
“Krenare të njoftoj se do të jem blerja e parë e Real Madrid/CD Tacon. E emocionuar të shkruaj historinë, të ndërtoj dhe të jem pjesë e rrugëtimit të këtij ekipi që nga fillimi. Do të jetë ëndërr që ta vesh fanellën më të bukur në botë duke filluar nga sezoni i ri. HALA MADRID”, ka shkruar Asllani.
Futbollistja 29-vjeçare në të kaluarën ka qenë pjesë e PSG-së e Manchester City-t.