Sport “Si është e mundur?! Thyen ligjet e fizikës, misteri i goditjes nga...

“Si është e mundur?! Thyen ligjet e fizikës, misteri i goditjes nga këndi në Brazil (VIDEO)

Specialistë të futbollit, mjeshtëror në veprimet që bëjnë, madje deri në kufijtë e magjikes. Brazili mbetet toka ku mund të shohësh gjëra të jashtëzakonshme, jashtë normales, e që madje thyejnë edhe rregullat e fizikës.

Pas golit të Roberto Karlos në vitin 1997 ndaj Francës, i cili në distancën e më tepër se dy dekadave mbetet një mister dhe episod për studime, nga vendi latin vjen edhe një fenomen paranormal.

Në ndeshjen e kampionatit ndërmjet Chapecoense dhe Atlético Mineiro, topi i harkuar nga goditja e këndit mori një trajektore të pazakontë. Ai moment u shoqërua me habinë e të gjithëve, me komentatorin e ndeshjes që i çuditur tha: “Si është e mundur?! Fizika nuk e lejon”.