Bota Tërmetet e forta “tundin” Athinën, njerëzit në rrugë

Tërmetet e forta “tundin” Athinën, njerëzit në rrugë

Një lëkundje e fortë e tokës është ndjerë rreth orës 13 e 45 të kësaj të premteje në Athinë.

Tërmeti ka qenë 5.3 ballë i shkalles rihter. Pas pak çastesh një tjetër lëkundje 5.1 balle dhe me tej disa me te vogla që kanë shkundur të gjithë rajonin e Atikës.

Epiqendra është regjistruar 23 kilometra në verilindje të kryeqytetit grek, në zonën e Madras, e me thellësi 20 kilometër.

Mediat greke bën të ditur se është sinjalizuar një bllokim i valëve telefonike për shumë minuta.

Raportohet se kryeqyteti grek është kapluar nga paniku dhe njerëzit kanë braktisur banesat dhe bizneset e tyre për të dalë në rrugë.

Ende nuk ka të dhëna për viktima apo dëme.