Rreth një vit më parë show girl më e famshme shqiptare Hueyda El Saied njoftoi ndarjen nga ish-partneri Michael Tamisier.
Pas 5 viteve lidhje, ajo i dha fund marrëdhënies me babain e të birit Gabriel për shkak të tradhtisë së tij.
Mirëpo pak kohë më vonë Hueyda u përfol për një lidhje të re me një djalë të panjohur, për të cilin ajo tha se ishte miku i saj.
Mesa duket gjërat kanë ndryshuar dhe tashmë prezantuesja ka filluar një lidhje të re.
Sot ajo ka publikuar një foto krah një mashkulli që me siguri është partneri i saj i ri.
Duket se Hueyda dhe partneri i saj janë me pushime në Martinique, një nga plazhet më ekzotike dhe ajo ka vendosur ta tregojë fytyrën e tij pikërisht sot.