Marco Xhampaolo vetëm para pak kohësh mori drejtimin e një skuadre të madhe, siç është Milani.
Kuqezinjtë po punojnë në qetësi për t’i vënë atij në dispozicion lojtarë të mirë, dhe pas afrimit të Benaser që është pothuajse i sigurtë, në media qarkullon lajmi se drejtuesit interesohen edhe për Modriç.
Trajneri i Milanit ka folur në një intervistë për gazetarët para nisjes në SHBA: ”Kam besim të madh në punën e drejtuesve, sepse ata kanë cilësi dhe kompetencë. Është shumë mirë të punosh me një grup që kanë qenë sëbashku prej shumë kohësh. Ne shpresojmë që të bëjmë diçka para 2 shtatorit. Jam i përqendruar në punën time, të cilën e bëj me entuziazëm të madh, dhe kur marr përgjigje pozitive nga lojtarët më pëlqen”, u shpreh italiani.
Gjithashtu ai nuk mund t’i shpëtonte pyetjes për merkaton dhe Modriç në veçanti: “Modriç te Milani? Duhet të pyesni Maldinin për këtë, sepse janë ata që merren më këto punë. Sa për Benaser, ai fitoi Kupën e Afrikës dhe nuk mund të them asgjë më shumë. Unë mund të them se këtë javë djemtë kanë shkuar jashtë pritshmërive të mia, në aspektin e koncepteve të mësimit. Koha është aleati im i parë. Nga mëngjesi deri në darkë unë mendoj vetëm Milanin në kokën time”, mbylli intervistën tekniku kuqezi.