Asambleja e Partisë Socialiste do të zhvillohet ditën e sotme në orën 16:00, ku në fokus do të jenë zgjedhjet e 30 qershorit. Asambleja do të nisë me fjalën e kryetarit të PS-së Edi Rama.
Më pas do të bëhet analiza mbi rezultatet e zgjedhjeve të 30 qershorit. Gjithashtu një analizë do të ketë edhe për zgjedhjet e brendshme në strukturën e PS-së. Qarqet që kanë pasur një rezultat më të dobët se zgjedhjet e disa viteve më parë do të jenë gjithashtu në fokus të kësaj asambleje.
Ndërkohë në mbledhjet e Kryesisë së PS-së është bërë një përmbledhje e rezultateve të qarqeve të zgjedhjeve të 30 qershorit.
Në rendin e ditës së asamblesë që mblidhet sot ora 16:00 janë:
1.Fjala e Kryetarit të PS, Edi RAMA.
2.Analizë mbi rezultatet e zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit 2019.
3.Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Vendimit “Per organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme në parti”.
4.Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Udhëzimit “
5.Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Udhëzimit “Për kriteret përzgjedhëse për delegatet e kongresit, kryetaret e partisë të bashkive, kryetarët e KS të Nj.A dhe kryetaret e OS.
6.Të ndryshme.