Sport Shkëndija pret ekipin e Dudelange në Europa League

Shkëndija pret ekipin e Dudelange në Europa League

Shkëndija e Tetovës luan pasditen e sotme ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të Europa League ndaj Dudelange të Luksemburgut.

Skuadra tetovare vjen në këtë kompeticion pas eliminimit në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampioneve nga Nomme Kalju. Trajneri Qatip Osmani foli për atmosferën në skuadër në prag të kësaj ndeshjeje duke bërë të ditur në të njëjtën kohë edhe objektivin e skuadrës së Shkëndijes.

“Pas eliminimit nga Nomme Kalju kemi bërë analizën, atmosfera në ekip është stabilizuar,. nuk duhet të harrojmë, por duhet të përqendrohemi te skuadra e Dudelangit. Do të ketë ndryshime në skuadër për këtë ndeshje. Shkendija do të jete më luftarake dhe më me agresivitet në sfidën me Dudelange dhe do të kërkojë ta fitojë këtë ndeshje”, tha Qatip Osmani, Trajneri i Shkendijas.

Ironia e fatit krijon mundësinë që shkëndija në rast kualifikimi të përballet sërish me Nomme Kalju gjithnjë në varësi të rezultatit të skuadrës estoneze me Celtic Glasgou dhe Osmani nuk ngurroi të bëjë krahasimin mes dy kundërshtarëve të tij.

“Nëse bëjmë krahasim mes Nomme Kalju dhe Dudelange kanë filozofi të nderyshme. Dudelange është ekip cilësor ka luajtur edhe vjet në Europa League, dhe nëse vijojmë me krahasimin, Dudelange është më superior”, tha ai më tej.

Sfida e parë e raundit të dytë kualifikues të Europa League mes Shkëndijes dhe Dudelange do të luhet në Arenën Kombëtare ‘Todor Proeski’ të Shkupit