Mes garën mes Napolit dhe Juventusit, për të siguruar shërbimet e Mauro Icardit, ndërhyn Roma. Presidenti i Interit, Steven Zhang e ka bërë të qartë se e ardhmja e argjentinasit nuk do të jetë zikaltër, të paktën në fushë. Për këtë arsye po kërkohet një destinacion për futbollistin, që mund t’i kënaqë të gjithë.
E ndërsa bardhezinjtë dhe të kaltrit po presin momentin e duhur për të një ofertë konkrete (sa më të ulët), nga kryeqyteti kanë ndërmend të nisin seriozisht bisedimet, ku do të përfshinin edhe kartonin e Edin Dzekos, që bashkë me Lukakun mbetet një nga objektivat kryesore të Contes për majën e sulmit.
Roma do të ofronte 30 milionë euro plus kartonin e Dzekos, për një shifër totale që është rreth 50 milionë euro, pasi boshnjaku nuk vlerësohet më shumë se 20 milionë.
Icardit verdhekuqtë do t’i ofronin kontratë 5-vjeçare me pagë 5 milionë euro në sezon. Muarito preferon Juventusin, por duke parë se Higuain nuk dëshiron të largohet nga bardhezinjtë (e kërkon Roma), atëherë propozimi i Romës mund të merret në konsideratë.