Kulturë Ema Andrea: Pse jam për një Teatër të ri

Ema Andrea: Pse jam për një Teatër të ri

Një ndër emrat më të spikatur të skenës shqiptare, aktorja Ema Andrea mbështeti sot ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar.

“Unë do doja t’i përkisja sot, si Ema, brezit që po ndërton të ardhmen, pra të vihet një gur sot që mua të më përfaqësojë në 2220. Më pëlqen arkitektura e re, më pëlqejnë sfidat kontemporane. Jam për një teatër të ri, për më tepër kur thuhet se ka këto kushte, por tani meqë janë këto kushte dhe ne i dimë dhe po i themi hapur të gjitha kushtet, kush e mban përgjegjësinë?”, tha ajo.

Duke ndarë këtë postim, Kryeministri Rama tha se “ja sa qartë dhe bukur shprehet dhe Ema Andrea, një ndër emrat më të spikatur të skenës, në mbështetje të ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar”.