Bota Merr fund traktati që i dha fund Luftës së Ftohtë

Merr fund traktati që i dha fund Luftës së Ftohtë

Marrëveshja e çarmatimit midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara konsiderohet si një arritje historike. Tani kjo marrëveshje i përket së shkuarës. Të dyja vendet fajësojnë njëra-tjetrën për këtë.

Ministri i Jashtëm i SHBA Mike Pompeo shpalli daljen zyrtare të SHBA nga marrëveshja e çarmatimit INF për raketat bërthamore me rreze të mesme veprimi. Deklaratën ai e bëri gjatë një vizite në Bangkok. Dalja e SHBA nga marrëveshja “hyn në fuqi sot”, tha ai. Për fundin e marrëveshjes është “krejtësisht” Rusia përgjegjëse.

Ministria e Jashtme në Moskë, nga ana e saj, deklaroi se marrëveshja, e nënshkruar nga Bashkimi Sovjetik dhe SHBA në Uashington, në vitin 1987, e kishte humbur vlefshmërinë e saj “me nxitjen amerikane”.

Me këtë prishet një nga marrëveshjet më të rëndësishme të çarmatimit midis SHBA dhe Rusisë. Periudha gjashtëmujore për skadimin e saj kaloi të premten. SHBA e braktisën marrëveshjen e çarmatimit në fillim të shkurtit me mbështetjen e partnerëve në NATO, sepse besojnë se Rusia e ka shkelur atë për vite me rradhë. Pak më vonë, edhe Moska e pezulloi marrëveshjen.

Traktati

I nënshkruar në Uashington më 8 dhjetor 1987 nga presidenti i atëhershëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ronald Reagan dhe nga ai i BRSS-së, Mihail Gorbaçoc, Traktati i INF (Traktati i Forcave Bërthamore të Rendit të Brendshëm) prej të cilit si SHBA ashtu edhe Rusia hoqën dorë sot, sanksionoi çmontimin e të gjitha raketave termocentrale bërthamore me një interval midis 500 dhe 5 000 kilometra, që çoi në eliminimin nga kontinenti i vjetër të raketave sovjetike ”SS-20” nga njëra anë dhe ”Pershing-2” dhe ”Tomahawk Cruise” nga ana tjetër.

Traktati ishte marrëveshja e parë e çarmatimit dhe jo thjesht kufizim i një tërësie të armatimit.

Ishte një nga gurthemelet e shkrirjes së tensioneve mes dy superfuqitë, bazat e të cilit ishin hedhur një vit më parë në samitin historik të Rejkjavikut mes Reaganit dhe Gorbaçovit.

Propozimi për një hap prapa nga SHBA dhe BRSS, erdhi në atë kohë në veçanti nga kancelari gjerman, Helmut Schmidt, për t’i dhënë fund luftës së forcës që kishte zgjatur të paktën 10 vjet, gjatë së cilës mbizotëronte terrori për një luftë bërthamore.

Traktati INF shënoi një pikë kthese mbi kontrollin të armëve dhe u pranua me entuziazëm nga lëvizjet pacifiste që ndërkohë ishin duke u zhvilluar në të dy anët e Atlantikut.

Hapat e radhës ishin 19 nëntori 1990, firma në Paris i një marrëveshje shumëpalëshe që uli armët konvencionale në Evropë me firmat e George Bush dhe Gorbaçov, së bashku me liderët e tjerë të NATO-s dhe Traktatit të Varshavës.

Më në fund, më 31 korrik 1991 Bush dhe Gorbaçov nënshkruan traktatin për zvogëlimin me 30-35% të armatimeve bërthamore.