Pse romakët ishin mjeshtra të ndërtimtarisë?
Romakët, në kohën e tyre ishin në gjendje të prodhonin një lloj çimentoje, që edhe nën ujë forcohej. Kjo fshehtësi u gjet përsëri në Evropën e shekullit XVII. Romakët po ashtu dini të krijonin tulla dhe çeremide të djegura. Mjeshtërit romak me to konstruktonin forma të ndryshme si harqe, kurora etj. Kështu ata ishin në gjendje të ndërtonin Amfiteatër, Akueduktë, Ura, Kalaja, Kulla ndriçuese dhe rrugët më të mira në botë.
Cilat ishin ndërtesat më të larta në mesjetë?
Ndërtesat më të larta mesjetare ishin katedralet. Ndërtimtarët dhe arkitektët evropian shtyheshin ndërmjet tyre cili do të ndërtonte Kishën më të lartë. Shpesh kullat rrëzoheshin për shkak se themelet nuk e bartnin peshën vetë kullës.
Sa peshon kulla e Eiffel-it?
Kulla e Eiffel-it është simboli i famshëm i kryeqytetit të francezëve, Parisit. Kulla është mbaruar më 1889 dhe është 300 metra e lartë. E ndërtuar vetëm nga çeliku për atë kohë ishte konstruksion i së ardhmes. Për ndërtimin e saj janë përdorur më shumë se 7600 tonelata çelik.
Pse deri para 100 viteve nuk ka pasur kulla?
Sa më të larta që të ndërtoheshin ndërtesat e gurit aq më të trasha duhet të bëheshin muret e themeleve, në mënyrë që të mund të mbanin peshën e rëndë. Ky ishte edhe problemi që deri në vitet 1880-të e kufizonte lartësinë e ndërtesave; pastaj filluan eksperimentet e para me rrjetat e çelikut. Një ndërtesë e Sigurimeve në Çikago e ndërtuar më 1885, ishte ndërtesa e parë e ndërtuar pa mure bartëse klasike. Ndërtesa ishin te konstruktuara nga një rrjetë shufrash të metalta edhe pse kjo ishte vetëm 10 kate e lartë, ishte ndërtesa që hapte rrugën për kullat e së ardhmes që e bënë Amerikën të njohur.
Kush e ka shpikur ashensorin?
Shumica e njerëzve lodhen duke u ngjitur më shume se katër-pesë kate. Po të mos kishte mjetë ngritëse edhe kullat nuk do të kishin gjetur zbatim. Më parë nëpër fabrika, përdoreshin mjete ngritëse, në atë kohë viheshin në lëvizje me makina avulli. Më 1854, Elisha Otisi shpiku makinën ngritëse të personave, Liftin. Liftet e para viheshin në lëvizje me fuqi hidraulike (me fuqi të ujit) ndërsa më vonë, më 1890 fillon edhe prodhimi i lifteve me elektromotorë.
Buldozeri më i madh në botë
Makina vetëlëvizëse më e madhe në botë është një buldozer me një lugë të njohur si “Big Muskie”. Makina peshon më shumë se dhjetë mijë tonelata dhe luga e makinës mund të mbajë deri 168 metra kubik tokë. Për të krahasuar, buldozerët që shohim në jetën normale, nuk mbajnë më shumë se 35 metra kubik.
Sa i thellë ishte pusi i parë i naftës
Kinezët dinin si të nxirrnin naftën që para 2000 viteve, mirëpo nga burimet e naftës nxjerrja për të parën herë me metoda moderne ka filluar në SHBA më 1859. Pionieri i kësaj dege ishte Edvin L. Drake, ai shpoi në një tokë shkëmbore rreth 21 metra, deri sa hasi në naftë. Kjo ishte 30 vite para se të prodhoheshin veturat me benzinë. Në kohën e Edvinit ishin të interesuar për vajgur që përdorej me shumicë si burim për llampa.
Si lindi ideja për të hapur tunel nën ujorë?
Inxhinieri Francez Albert Matiu më 1802 kishte paraqitur idenë se si të pushtohej Anglia. Ai i propozoj Napoleon Bonoparti që të ndërtonin një tunel përgjatë kanalit në mes të Francës dhe Anglisë. Matiu planifikonte që në mes të kanalit të krijohej një ishull me zall, që kuajt gjatë rrugës të mund të bënin dhe ndalesa.