Paris Saint Germain e ka seriozisht për Paulo Dybalan. Pasi nuk pranoi të bëhej pjesë e shkëmbimit me Lukakun dhe të transferohej te Manchester United pasi nuk ra dakord për pagën dhe të drejtat e imazhit me Djajtë e Kuq, sulmuesi argjentinas mund të shitet te kampionët e Francës pasi te bardhezinjtë nuk shikohet më si një lojtar nga trajneri Maurizio Sarri.
Sipas mediave franceze, PSG i ka ofruar Juves 60 milionë euro për kartonin e lojtarit, por Zonja e Vjetër për La Joya-n kërkon minimalisht 80 milionë euro.
Gjithsesi nëse bisedimet mes dy klubeve vazhdojnë dhe Dybala pranon të transferohet në Parc des Princes, gjuha e përbashkët mund të gjendet gjatë ditëve në vazhdim.